Ukrainasit e Rusët “pajtohen” në Durrës/ Tregu imobiliar qytetarët nga lindja kërkojnë shtëpi, çmimet deri në 1200 euro metri katror

Në Durrës çmimet e shtëpive janë rritur me 10 deri në 20 %, ndërsa ekspertët e tregut imobiliar thonë se shtetasit e huaj që po kërkojnë banesa në qytetin bregdetar janë nga vendet e ndryshme të botës. Rusët dhe ukraiansit knë shtuar kërkesën, ndërsa pensionistët italianë po zgjedhin shqipërinë për të pleqëruar. Çmimet e apartamenteve variojnë nga 800 deri në 1200 euro metri katrorë.

Tregu i banersave në Durrës po sheh një rritje vitin e fundit! Pavarësisht se çmimet janë rritur me rreth 10%, përsëri kërkesa mbetet e lartë. Rusët dhe ukrainasit janë qytetarët që kanë ktheyr sytë nga durrësi për të blerë shtëpi.

Florian Tahiri, agjent imobiliar: “Kemi pasur kërkesa, sidomos miuajt e fundit, ku kërkesat më të larta kanë qenë nga ukrainasit apo edhe nga Rusia”.

Pensionistët italianë janë grupi tjetër që po mendojnë të kalojnë pleqërinë buzë adriatikur në vendin tonë!

Florian Tahiri, agjent imobiliar: “Italianët të cilët janë historikë me vendbanimet e tyre në qytetit të Durrësit. Tanimë, sidomos për moshën e tretë të cilët zgjedhin pikërisht qytetin tonë për të kaluar pensionin e tyre”.

Prej 3 vitesh tanimë çekët e polakët janë bërë besnik të qytetit!

Florian Tahiri, agjent imobiliar: “Klientët tanë tashmë po i quaj tradicionalë në këto 3 vitet e fundit janë polakët dhe çekët. Por pa harruar këtu edhe shqiptarët e diasporës”.  

Zonat më të preferuara mbeten zonar pranë bregdetit, ndërsa çmimet variojnë nga 800 euro deri në 1200 euro metri katrorë.

Florian Tahiri, agjent imobiliar: “Zona me kërkesë më të lartë është zona e Vollgës, pastaj vjen zona e plazhit dhe zona e qendrës së Durrësit. Këtu po flasim për një mesatare rreth 1000 euro metri katror, por gjithmonë duke marrë specifikën që nëse është zonë në vijën e parë me detin, çmimet shkojnë në 1200 – 1300 euro metri katror”.

Një tjetër fenomen që po po përhapet me shpejtësi në Durrës sipas agjentit imobiliar Florian Tahiri janë edhe qiratë ditore të cilat nuk kanë qenë të përhapura vitet e kalura.

durrës çmimet mark brunga cmimi i apartamenteve apartamente ukrainasit rusët banesa florian tahiri

EMISIONET