GJKKO rrëzon Arben Ahmetajn, refuzon ankimimin për kontrollin e banesës së bashkëjetueses së tij në Hamallaj

Gjykata e Posaçme ka refuzuar ankimimin e  ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj për kontrollin e banesës së bashkjetuesese.

Gjyqtari Dhimitër Lara nuk ka pranuar ankimimin e deputetit socialist ndaj vendimit që lejoi kontrollin e banesës së bashkëjetueses së Ahmetajt në Hamallaj.

Ahmetaj kërkoi të cilësohej antikushtetues ky vendim pas, për lejimin e kontrollit të banesës së bashkëjetueses së tij ms pretendimin se duhej marrë miratim nga Kuvendi.

Me 9 mars shtëpia e partneres së ish-ministrit të Financave, Arben Ahmetaj u kontrollua nga Byroja Kombëtare e Hetimit.

GJKKO rrëzon Arben Ahmetajn, refuzon ankimimin për kontrollin e

Avokatët e Ahmetajt i janë drejtuar gjakatës, duke pretenduar për paligjshëmri në procedurën e ndjekur gjatë bastisjes në vilën e bashkjetueses së Ahmetajt, Erjola Hoxha.

Sipas avokatëve kontrollet nuk mund të kryheshin pa autorizimin e Kuvendit pasi Ahmetaj ka imunitet.

Ai po hetohet për “shpërdorim të detyrës”, “fshehje të ardhurash”, “korrupsion” dhe “pastrim të parash” në procedimin e ndarë më vete pas dërgimit në gjyq të dosjeve për  inceneratorët e Fierit dhe Elbasanit.

Me urdhër të SPAK javën e kaluar u sekuestruan vilat e bashkëjetueses dhe ish-bashkëshortes së ish-ministrit në Hamallaj dhe Palasë.

GJKKO rrëzon Arben Ahmetajn, refuzon ankimimin për kontrollin e

arben ahmetaj gjkko gjykata e posaçme banesë

EMISIONET