“Tatimet” arkëtojnë 236.1 miliardë lekë në 6 muaj, 11% më shumë se një vit më parë

Administrata Tatimore, gjatë 6-mujorit të parë të vitit 2026, arkëtoi 236.1 miliardë lekë të ardhura neto, 3.2% mbi planin dhe 11% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025.
Në një publikim në rrjetet sociale, Administrata Tatimore bën të ditur se rezultati i arritur ka ardhur si rezultat i masave të ndërmarra nga ky institucion, të cilat po japin rezultate pozitive.
“Masat e ndërmarra nga Administrata Tatimore vijojnë të japin rezultate pozitive në mbledhjen e të ardhurave.
Gjatë 6-mujorit të parë të vitit 2026 u arkëtuan 236.1 miliardë lekë të ardhura neto, 3.2% mbi planin dhe 11% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025.
Rezultatet pasqyrojnë efektivitetin e masave për forcimin e administrimit tatimor, rritjen e përmbushjes vullnetare të detyrimeve dhe luftën kundër evazionit fiskal”, thuhet në njoftim.

