Interi përshpejton negociatat për Djed Spence, Tottenhami kërkon mbi 45 milionë euro

Interi përshpejton negociatat për Djed Spence, Tottenhami kërkon

Interi po vijon punën për të gjetur një mbrojtës të djathtë, me Djed Spence që mbetet objektivi kryesor i merkatos. Drejtuesit zikaltër synojnë ta mbyllin sa më shpejt këtë operacion, ndërsa skuadra ka nisur fazën përgatitore.

Mbrojtësi anglez i Tottenhamit është profili më i pëlqyer nga trajneri Cristian Chivu, i cili kërkon ta ketë lojtarin në dispozicion përpara fillimit të sezonit të ri.

Megjithatë, negociatat pritet të jenë të vështira. Tottenhami e vlerëson Spence me mbi 45 milionë euro, ndërsa Interi nuk synon të ofrojë më shumë se 35 milionë euro.

Vlera e kartonit mund të rritet edhe pas përfundimit të Kupës së Botës, ku lojtari do të luajë në finalen mes Anglisë dhe Francës.

Spence është nën kontratë me klubin londinez deri në vitin 2029.

Konkurrenca me Pedro Porro i ka kufizuar minutat dhe një kalim në Serie A shihet si një mundësi për të pasur më shumë hapësira.

Bisedimet mes Interit dhe Tottenhamit pritet të nisin javën e ardhshme, pasi të përfundojë turneu.

Nëse pista Spence nuk konkretizohet, Interi ka gati edhe alternativa të tjera. Në listën e klubit vazhdojnë të jenë Guelà Doué, Vanderson i Monacos, Belghali i Veronës dhe Ndyoe i Nottingham Forest.

EMISIONET