Taksimi i profesioneve të lira/ Ballesha: Edhe pse duket sikur janë në kundërshtim, Sektori publik dhe privat duan të njëjtën gjë

Ekspertja e ekonomisë, Esmeralda Ballesha në një intervistë në Ora News u shpreh se sektori publik dhe privat edhe pse duket sikur janë në kundërshtim me njëra tjetrën, ato duan të njëjtën gjë.

Ballesha: Unë mendoj se ky është një debat shumë konstruktiv.

Nuk do të thotë që një pjesë e sektorit që janë profesionet e lira janë kundër taksimit.

Është një nga ato sektorë që e kuptojnë më së miri taksimin.

Debati që ekziston midis sektorit publik dhe atij privat për vendosjen e taksimit është i hershëm dhe për faktin se ndryshimet e shpeshta ligjore që ndodhin sjellin problematika tek biznesi.

Nëse grupet e tjera të interesit nuk janë ngritur për ta bërë problematikën kaq të madhe sa profesionet e lira është sepse profesionet e lira është se kanë informacion më të shtuar.  

Të dyja palët edhe pse duket sikur janë në kundërshtim me njëra tjetrën, duan të njëjtën gjë duan që të bëhet biznes të paguhen tatimet por këto të jenë të drejta.

EMISIONET