“Spiunët” dështojnë me sinjalizimet në administratë, shumica pa hetim administrativ

“Spiunët” dështojnë me sinjalizimet në

Të paktën 13 sinjalizime dhe 2 kërkesa për mbrojtje nga hakmarrja kanë mbërritur përmes postës elektronike në zyrën e Inspektoratit të Larët të Deklarimit dhe kontrollit të Pasurisë dhe Konfliktit të Interesave.

Ky numër është dukshëm më i lartë sesa sinjalizimet që kanë mbërritur në zyrat e këtij inspektorati përmes raporteve që të ngarkuarit me përgjegjësinë e “bilbilftyryësit” kanë dorëzuar ku shumica kanë pa nisje hetimi. ILDKPKI raportoi se sinjalizime në raporte kanë mbërritur nga tre institucione.

I pari Radio Televizioni Shqiptar me tre sinjalizime ku për një është dhënë rekomandim dhe për dy të tjera nuk është filluar hetim.

I dyti Këshilli i Lartë Gjyqësor për të cilin ka pasur një rast sinjalizimi. Njësia Përgjegjëse për Sinjalizimin dhe Mbrojtjen e Sinjalizuesve në Këshillin e Lartë Gjyqësor ka shqyrtuar përmbajtjen e materialeve të sinjalizimit dhe në përfundim ka vendosur “Mosfillimin e hetimit administrativ.

Institucioni i tretë është Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural. Gjatë vitit 2022 raportohen të kenë pasur 2 (dy) raste të sinjalizimit, për të cilat pas hetimit administrativ nuk kanë rezultuar të kenë pasur elemente të parashikuara nga ligji nr. 60/2016, “Për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve”, i ndryshuar.

Ndërkohë për 13 rastet e tjera të sinjalizimit që kanë shkuar me postë elektronike pranë ILDKPKI nuk jepet në detaj se sa prej tyre kanë rezultuar të sakta.

“Për sa i përket mekanizmit të jashtëm të raportimit, gjatë vitit raportues, Inspektorati i Lartë ka regjistruar dhe trajtuar në total 13 raste sinjalizimi dhe 2 kërkesa për mbrojtje nga hakmarrja. Në analizim të rasteve të paraqitura, rezulton se kryesisht sinjalizimet janë paraqitur nëpërmjet postës elektronike, ku 12 raste sinjalizimi të jashtëm kanë ardhur nga sektori publik dhe 1 rast i përket sektorit privat. Në përfundim të hetimeve administrative, për procedurat të cilat kanë rezultuar të kryera në shkelje të kuadrit ligjor të zbatueshëm, është aplikuar një masë administrative me “gjobë” për ushtrim të funksionit në kushtet e konfliktit të interesave, si dhe në çdo rast është kërkuar ndaj titullarit të institucionit, marrja e masave për zgjidhjen e situatave të paligjshmërisë” thuhet në raport.

Njësitë raportuese

Prej vitit 2016 Shqipëria ka miratuar kuadrin ligjor për ngritjen e strukturave të sinjalizuesve pranë institucioneve të cilët kanë më shumë se 80 punonjës në strukturën e tyre nëse janë sektor publik dhe 100 punonjës në privat . Nga viti në vit numri i njësive që raportojnë pranë Inspektoratit të Lartë ndryshon. Në raportin e vitin 2022 Inspektorati nënvizon se në sektorin publik funksionojnë 199 njësi përgjegjëse të kësaj natyre kurse në privat 565 njësi.

“Në këtë kuadër, Inspektorati i Lartë ka marrë dhe administruar 178 raporte vjetore nga Njësitë Përgjegjëse pranë autoriteteve publike, nga të cilat rezulton se 151 Njësi Përgjegjëse kanë paraqitur raportet brenda afateve ligjore” thuhet në raport.

Për njësitë që nuk kanë ngritur strukturat apo janë aplikuar masa gjobe që për vitin 2022 ishin të paktën 20 të tilla.

Njësitë e sinjalizuesve mund të raportojnë pranë ILDKPKI rastet kur ka abuzime nga ana e drejtuesve apo punonjësve në institucione shtetërore dhe kompani private kur vihen re raste korrupsioni, favorizim apo shkelje në prokurime dhe elementë të tjerë të kësaj natyre./Monitor/

EMISIONET