Solidaritet dhe Shpresë/ “Ora News” i zgjat dorën e ndihmës për dy motrat në ditën e parë të shkollës

Pamundësitë ekonomike të familjes Driçi kanë bërë që dy vajzat e vogla të mos kenë bërë përgaditjet për nisjen e shkollës. “Ora News” në bashkëpunim me Policinë Rrugore vendosën që t’i lumturonin të voglat me çanta dhe artikujt shkollorë, në mënyrë që edhe dy vogëlushet të gëzonin si gjithë fëmijët e tjerë.

Valbona do të ulet të hënën për herë të parë në bankën e shkollës ndërsa motra e saj Klara 8 vjecare kthehet për të vijuar klasën e dytë

Me dëshira të mëdha, por mundësitë nuk i lejojnë që ëndrra t’i çojë shumë larg.

Pamundësitë ekonomike të familjes Driçi kanë bërë që dy vogëlushet të mos kenë gati mjetet bazë.

“Ora News” vendosi që t’i lumturojë sado pak.

Në bashkëpunim me Policinë Rrugore vendosëm që t’u dhuronim çantat e shkollës dhe artikujt mësimorë.

Në sytë e tyre duket qartë lumturia.

Shohin plot emocion dhuratat premtojnë se do të përkushtohen maksimalisht në shkollë.

“Suksese të gjithëve”, urojnë vogëlushet.

I lumtur është edhe gjyshi, i cili falënderon ata që nuk harruan mbesat e tij në ditën e tyre të rëndësishme.

“I jam mirënjohës Policisë Rrugore dhe faleminderit televizionit “Ora News””, thotë gjyshi.

Në ditën e parë të shkollës tashmë Klara dhe Valbona do të shkojnë plot gëzim dhe duket se janë gati për tu përkushtuar në botën e edukimit.

shkolla sonila musaj driçi

EMISIONET