Shpërndarja e librave rikthen në shkolla fëmijët dhe prindërit
Nga Sonila Musai Përditësimi i fundit 28 Gusht 2024, 14:27
Mbi 238 mijë nxënës të arsimit bazë dhe atij të mesëm ka nisur tashmë të marrin librat shkollorë falas.
Këtë të mërkurë, prindër e fëmijë u janë drejtuar shkollave.
Thonë se nuk kishin probleme me materialet.
Pas tre muajve pushim edhe fëmijët kanë nisur të mendojnë për t’u ulur sërish në bankat e dijes.
Shpërndarja e librave do të vazhdojë sipas një grafiku të caktuar në koordinim me mësuesit dhe prindërit, duke siguruar që të gjithë nxënësit të marrin tekstet e tyre në kohë.



