Shëngjini, një nga plazhet më të frekuentuara

Shëngjini, një nga plazhet më të frekuentuara

Me plazhe të mbushura plot bregdeti i Lezhës po tërheq çdo ditë mijëra pushues në kulmin e sezonit turistik.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga bregdeti i Shëngjinit ku shfaqet një vijë bregdetare e frekuentuar nga pushues të shumtë, ndërsa deti dhe moti i favorshëm kanë krijuar kushtet ideale për pushime.

Shëngjini mbetet një nga pikat më të vizituara të bregdetit të Lezhës, falë vijës së gjatë ranore, ujërave të pastra dhe ofertës në rritje të shërbimeve turistike.

Gjatë muajve të verës, zona pret mijëra vizitorë çdo ditë, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë lokale.

Sezoni veror po shënon fluks të lartë pushuesish në pjesën më të madhe të bregdetit.

Shëngjini, së bashku me zonat përreth si Rana e Hedhun dhe Kune-Vain, vijon të jetë ndër zgjedhjet kryesore të turistëve që vizitojnë Shqipërinë gjatë kësaj vere.

EMISIONET