S'ka garë në Mat/ Dy prokurime me vlerë 413 mijë euro, Agron Malaj edhe 2 flamuj të kuq 3 muaj para votimeve

Tenderët që kanë probleme me konkurrencën nuk po ndalen në Bashkinë e Matit tre muaj para zgjedhjeve. Të dy prokurimet e fundit janë sinjalizuar me flamur të kuq, kjo për shkak të eliminimit të ofertës më të mirë dhe dhe të mungesës së garës.

Bashkia e Matit e cila drejtohet nga Agron Malaj, nuk ndalet së bëri tendera duke cënuar konkurrencën tre muaj para zgjedhjeve. Edhe në dy prokurimet e mbyllura javën e shkuar, me vlerë totale 413 mijë euro, janë renditur me flamur të kuq nga open procurement.

Për proceurën e rikualifikimit urban të bllokut “Lagje e re” në qytetin e Burrelit, kanë marrë pjesë 3 kompani dhe fituese është shpallur subjekti “Ndregjoni”.

Ndërkaq “EURO-ALB”, edhe pse kërkoi rreth 5 mijë euro më pak se kompania fituese, është skualifikuar nga gara. për punimet ishte planifikuar të shpenzoheshin 240 mijë euro, ndërsa kompania fituese ka kërkuar sa 99.3% të vlerës.

Në rastin e dytë, tenderi për rikonstruksionin e rrugës “Qemal Xhika” me fond 173 mijë euro është dhënë pa konkurrim.

Në të ka marrë pjesë vetëm kompania “Ulza” dhe bashkia e matit e ka shpallur fituese pa garë.

Të dy prokurimet janë sinjalizuar nga Open Procurment me arsyetimin e cënimit të garës.

Kujtojmë se tenderët që kanë probleme me konkurrencën kanë qenë shqetësim i ngritur edhe nga kryeministri Rama, madje në atë kohë ai shtoi se vetëm përmes garës së ndershme do të ketë më pak shpenzime, por me saduket edhe pse jemi pranë zgjedhjeve në Mat kjo kërkesë është e largët.

agron malaj tendera bashkia mat prokurime

EMISIONET