Reforma e Pensioneve/ Eksperti Hoxha: Janë 1.3 milionë qytetarë që punojnë, por vetëm 800 mijë kontribuojnë

Eksperti i pensioneve, Kujtim Hoxha në një intervistë në Ora News u shpreh se  janë 1.3 milionë qytetarë që punojnë por vetëm 800 mijë kontribuojnë në sigurimet shoqërore.

Hoxha: Nga ndryshimi i skemës së Sigurimeve Shoqërore ose përmirësimi përfitojnë ose vuajnë jo më pak se 800 mijë persona.

Në konceptin e shifrës të personave që përfitojnë sigurime shoqërore është një shifër e lartë e cila duhet të merret në konsideratë dhe nuk mund të lihet në mënyrë spontane.

Ky ligj që sot funksionon akoma ka treguar që ka akoma shumë boshllëqe dhe probleme.

Një nga faktorët që është skema e sigurimeve shoqërore në këtë derexhe është pikërisht informaliteti i lartë.

Banka Botërore konstaton se janë 1.3 milionë qytetarë që kontribuojnë ose që punojnë por që kontribuojnë vetëm 800 mijë.

E thënë ndryshe mbeten pa kontribuar rreth 500 mijë qytetarë.

Dhe ashtu sikur përshkuhet edhe nga përfaqësuesit e Bankës Botërore, shumica e këtyre rasteve janë në zonat rurale.

EMISIONET