Pr/ligji për Shoqëritë Europiane të Bashkëpunimit, mbështetje për fermerët dhe bizneset e vogla

Pr/ligji për Shoqëritë Europiane të Bashkëpunimit,

Agjencia për Media dhe Informim (MIA) bën të ditur se fermerët, artizanët, bizneset e vogla dhe ndërmarrjet shqiptare do të kenë më shumë mundësi për t’u lidhur me tregun europian, përmes Projektligjit për Shoqëritë Europiane të Bashkëpunimit.

“Projektligji për Shoqëritë Europiane të Bashkëpunimit krijon një kuadër të ri ligjor që u mundëson partnerëve shqiptarë dhe atyre nga vendet e Bashkimit Europian të bashkojnë kapitalin, ekspertizën dhe aktivitetin ekonomik”, thuhet në njoftimin e MIA-së.

Sipas të dhënave të publikuara, zbatimi i këtij projektligji pritet të krijojë potencial për deri në 100 shoqëri të reja bashkëpunimi, rreth 50 milionë euro aktivitet shtesë në ekonomi dhe afro 1 000 vende të reja pune.

MIA e cilësoi këtë nismë si një tjetër hap konkret në afrimin e ekonomisë shqiptare me standardet dhe tregun e Bashkimit Europian.

EMISIONET