FOTOT/ Georgina Rodriguez ndez plazhin në Miami, por të gjithë po shikojnë…

FOTOT/ Georgina Rodriguez ndez plazhin në Miami, por të gjithë po

Partnerja e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez, ka tërhequr sërish vëmendjen e mediave gjatë një paraqitjeje në plazhet e Miamit, ku u fotografua duke shijuar ditët e pushimit mes atmosferës së Kupës së Botës.

Bukuroshja brune u shfaq e relaksuar në shoqërinë e miqve të saj, teksa zgjodhi një palë bikini të zeza të kombinuara me një fund plazhi rozë të lidhur në ije, duke ekspozuar stilin e saj elegant dhe linjat në formë.

Megjithatë, ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen nuk ishte vetëm paraqitja e saj në plazh, por unaza gjigante e fejesës që mbante në dorë.

Sipas ekspertëve të bizhuterive, diamanti i unazës së Georginës vlerësohet mes 4 dhe 5 milionë dollarëve, ose rreth 3.7 deri në 4.6 milionë euro, duke e bërë atë një nga unazat më të shtrenjta në botën e showbiz-it.

32-vjeçarja është në një lidhje prej tetë vitesh me yllin portugez të futbollit Cristiano Ronaldo, me të cilin ka krijuar një familje të madhe dhe rrit pesë fëmijë.

FOTOT/ Georgina Rodriguez ndez plazhin në Miami, por të gjithë po

Sipas raportimeve të “Daily Mail”, çifti është tashmë i fejuar dhe pritet të shënojë një vit që nga propozimi i martesës, ndërsa fansat vazhdojnë të presin me interes lajmet për ceremoninë e shumëpërfolur.

Ndërkohë, Cristiano Ronaldo po kalon një periudhë intensive në Kupën e Botës, ku Portugalia vazhdon rrugëtimin në fazat eliminatore. Futbollisti 41-vjeçar është përballur edhe me kritika për paraqitjet e tij në turne, megjithatë mbetet figura kryesore e kombëtares portugeze.

Teksa Ronaldo është i përqendruar në fushën e lojës, Georgina po shijon ditët e saj në Miami, duke tërhequr vëmendjen jo vetëm me stilin dhe elegancën, por edhe me unazën luksoze që ka ndezur sërish spekulimet për një martesë të afërt të çiftit.

EMISIONET