10% kompensim, Tatimet publikojnë udhëzuesin për fermerët

10% kompensim, Tatimet publikojnë udhëzuesin për fermerët

Administrata Tatimore publikoi një udhëzues praktik për fermerët mbi mënyrën e aplikimit për përfitimin e kompensimit në masën 10% të shitjeve të produkteve bujqësore, ndërsa aplikimet për këtë skemë nisin më 1 korrik 2026.

Sipas njoftimit zyrtar, udhëzuesi i orienton fermerët hap pas hapi për procedurën e aplikimit përmes platformës eFiling, duke synuar lehtësimin e aksesit dhe thjeshtimin e procesit të përfitimit.

Dokumenti shpjegon në mënyrë të qartë kushtet që duhet të plotësohen për të përfituar kompensimin, si dhe hapat që ndiqen gjatë aplikimit online.

Administrata Tatimore thekson se ky mekanizëm mbështetës synon formalizimin e mëtejshëm të sektorit bujqësor dhe rritjen e të ardhurave për fermerët në të gjithë vendin.

Më shumë informacion është i disponueshëm në faqen zyrtare :   https://www.tatime.gov.al/d/8/45/45/1975/administrata-tatimore-publikon-udhezuesin-sqarues-per-kompensimin-e-fermereve

EMISIONET