Pensionistët në Korçë, të ndarë për 5 mijë lekëshin e Ramës, disa i konsiderojnë para për fushatë

Pesë mijë lekëshi i dhënë nga qeveria si shpërblim për pensionistët i ka ndarë këta të fundit në të kënaqur dhe të pakënaqur. Ka prej tyre që shprehen falenderues për këtë ndihmë.

"Do të paguaj drita dhe ujë të fle mendjen."

Ndërkohë shumë të tjerë thonë se ky shpërblim nuk shërben as për kafe dhe si i tillë është i pamjaftueshëm.

Kërkojnë rritje pensioni dhe jo shpërblime.

"Çfarë të marr unë me 50 mijë lekë? Marrë 100 mijë lekë pension."

"Nuk është mjaftueshëm, çfarë të marrësh?"

"Mirë është të rriten pensionet, i gjithë më shkon ilaçe."

Një pensionist tjetër thotë se ky 5 mijë lekësh ju dha për votime, por sërish nuk do e japë votën.

"Na e dha për të votuar, por nuk ja japim votën."

Pak javë më parë qeveria dha një shpërblim për pensionistët në gjithë vendin ndërsa nuk do të vazhdojë në muajt e tjerë.

korce shperblimi per pensionistet

EMISIONET