Bonusi në prag të zgjedhjeve/ Shtesa për pensionet, të moshuarit: Mbështetja të jetë e vazhdueshme
Në Lezhë ka nisur shpërndarja e bonusit prej 5 mijë lekësh dhënë nga qeveria për pensionistët. Të moshuarit atje shprehen se bousi ishte I nevojshëm, por bënë thirrje për mbështetje të vazhdueshme dhe jo vetëm në prag të zgjedhjeve.
Këto janë pamjet e zyrës postare të shpëndarjes së pensioneve në Lezhë, në këto ditë të para të muajit prill.
Pensionistet janë dyndur për të tërhequr bonusin prej 5 mijë lekesh të reja të akorduar nga Qeveria shqiptare, e për rrjedhoje është krijuar rradhë dhe pritje të gjata në sportele.
Pensionistet kërkojnë shtim të sporteleve të shpëndarjes për të shmangur pritjet e gjata, ndërsa janë të kënaqur me këtë mbështetje financiare.
Por kërkojnë që të jetë e vazhdueshme pasi rritja çmimeve ju ka vështirësuar jetesën.
“E morëm more. I kënaqur shumë jam, por i dua përherë. Për votat, do t’ia jap atyre që kam pasur ndër mend, nuk ndryshoj”, shprehet një pensionist.
“Të mjaftueshme nuk janë, por nuk merren aq sa ke qejf, por aq sa të takojnë”, thotë një tjetër pensionist.
Nuk mungojnë as ata që e konsiderojnë bonusin financiar në këmbim të votave për zgjedhjet vendore të 14-majit.
“Ju e dini, por të vijë Edi Rama e të marrë kaq pension sa ne, atëherë e bind atë dhe Sali Berishën për t’i votuar”, thotë një pensioniste.
“Si të kalojnë zgjedhjet, mendon se do na i japë më këto lekë?! Asgjë nuk do japë më”, shprehet një tjetër pensioniste.
Shpëndarja e bonusit po bëhet përmes një grafiku të përcaktuar nga filiali i postës shqiptare në Lezhë, ndërsa u kërkohet pensionisteve që të respektojnë grafikun për të shmangur kaosin që mund të krijohet përshkak të ambjeneteve të kufizuara.



