Pas denoncimit të “Ora News”, Task-Forca e energjisë inspektim te “Vodafon”-i

Ky instalacion i kompanisë celulare “Vodafon” furnizohet në mënyre të jashtligjshme me energji elektrike dhe kjo nuk ndodh në ndonjë periferi, por në mes të Tiranës.

Ky ishte denoncimi i mbërritur në redaksinw e Tv Ora News 

Pas publikimit të këtij rasti në terren ka dalë Task Forca e energjisë.

Këto janë momentet ku grupi i punës së Task Forcës kryen inspektim te ura me logon e “Vodafon” per të verifikuar nga e merr energjinë reklama e kompanisë.

Pas kontrollit ka rezultuar se ndriçimi i urës, furnizohet me eneregji nga ndriçimi publik.

Nëse një qytetar do guxojë të marrë energji në këtë mënyrë rrezikon të përfundojë pas hekurave të burgut 1 deri në 3 vjet, por duket se “Vodafon”-i është i “paprekshëm”.

Institucionet përgjegjëse nuk i kthejnë përgjigje Task – Forcës nëse “Vodafon” ka një kontratë të rregullt për furnizimin me energji, apo jo?

Pas denoncimit të “Ora News”, Task-Forca e energjisë

Heshtja e institucioneve bën që të ngrihen dyshime të arsyeshme se “Vodafon” nuk paguan asnjë qindarkë për energjinë që konsumon, por ky konsum i faturohet qytetarëve të Tiranës.

Edhe vetë kompania telefonike ka heshtur dhe në asnjë moment nuk i ka kthyer përgjigje kërkesës për informacion drejtuar nga Tv Ora News nëse ka një kontratë për furmizimin me energji elektrike, për më tepër nëse e paguan energjinë që konsumon, ose jo?

EMISIONET