Pagesat e prapambetura/ Personat me Aftësi të Kufizuar protestojnë në Durrës: Gjykata na i ka dhënë, Bashkia refuzon

Personat me Aftësi të Kufizuar kanë protestuar të hënën para Bashkisë së Durrësit. Ata thanë se disa pagesa të viteve 2005-2010 ende nuk janë likuiduar nga Bashkia, pavarësisht se 3 vite më parë ata i kanë fituar përmes një procesi gjyqësor.

Me pankarta në duar e të revoltuar Personat me Aftësi të Kufizuar protestuan para bashkisë së Durrësit të hënën!

Shkak i protestës janë bërë mosshlyerjen e detyrimeve të prapambetura për periudhën 2005-2010.

Këto pagesa për shumicën e personave me aftësi të kufizuar u fituan me gjyq dhe shteti detyrohej të shlyente detyrimet financiare për shkak të indeksimit të gabuar të pagesave në atë periudhë.

Personat em aftësi të Kufizuarthonë se Bashkia e Durrësit nuk ka ekzekutuar vendimet bazuar në ligjin për ndihmën ekonomike dhe shërbimet shoqërore.

Rreth 1 000 persona me aftësi të kufizuar në Durrës kërkojnë shlyerjen e detyrimeve.

Kjo kategori ka zhvilluar disa protesta deri më tani për këtë problemtikë, por asnjëherë nuk është gjetur zgjidhje.

durrës mark brunga personat me aftësi të kufizuar pagesat e prapambetura

EMISIONET