Mjekët Veterinarë po largohen, Resuli: Mjekët duhet të suportohen, të rriten pagat e tyre
Vendi ynë po përballet me mungesën e mjekëve veterinar. Sipas Presidentit të urdhrit të mjekëve veterinare mesatarisht nga 60 mjekë veteriner që diplomohen gjysmë e tyre emigrojnë në vendet e BE ndaj ai bëri thirrje për rritje pagash.
Numrit të shqiptarëve që po i largohen vendit tonë I shtohen edhe mjekët veteriner.
Ervin Resuli, President i Urdhrit të Mjekëve Veterinarë ngre alarmin që nga mesatarisht nga 60 mjekë veteriner që diplomohen gjysmë e tyre emigrojnë në vendet e BE-së, duke vënë në vështërsi strukturat veterinare.
Resuli e shpjegon këtë me mungesën e vlerësimit të pagave, ku sipas tij nuk janë të mjaftueshme.
Ndaj Resuli sugjeron se masat që mund të ndërrmerren janë disa duke i suportuar e subvencionuar qoftë me paga të mira qoftë me onorare shtesë apo vështirësi pune që, sipas tij, do ta bindnin mjekun veterinar të mos largoheshin dhe t’u shërbenin kafshëve bujqësore apo fermerëve nëpër fshatra.