Tërmetet në Venezuelë/ Rëndohet bilanci, shkon në 3,535 numri i v*ktimave, mbi 16 mijë të plagosur

Tërmetet në Venezuelë/ Rëndohet bilanci, shkon në 3,535

Bilanci i viktimave nga tërmetet shkatërruese që goditën Venezuelën në fund të muajit qershor është rënduar ndjeshëm. Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Presidenti i Parlamentit të Venezuelës, Jorge Rodríguez, numri i të vdekurve ka arritur në 3,535, ndërsa 16,740 persona kanë mbetur të plagosur.

Autoritetet bëjnë të ditur se deri më tani janë shpëtuar 6,462 persona, ndërsa 17,854 të tjerë janë zhvendosur nga zonat e prekura. Gjithashtu, 86,794 familje kanë përfituar ndihmë humanitare.

Tërmetet kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale. Sipas bilancit zyrtar, janë dëmtuar 856 ndërtesa, prej të cilave 190 janë shembur plotësisht.

Ndërkohë, aktiviteti sizmik vijon, pasi janë regjistruar 1,048 lëkundje pasuese që nga goditja kryesore.

Operacionet e kërkim-shpëtimit dhe ndihmës vazhdojnë në terren me angazhimin e 29,567 efektivëve të forcave të sigurisë, 27,930 vullnetarëve dhe 4,338 punonjësve ndërkombëtarë të ndihmës.

Aktualisht, 82 strehimore të përkohshme mbeten aktive për të strehuar personat e zhvendosur nga fatkeqësia natyrore.

EMISIONET