Fluksi i shtuar në kufi, Balla: Nuk ka vonesa, po e ndjekim situatën

Fluksi i shtuar në kufi, Balla: Nuk ka vonesa, po e ndjekim situatën

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, në një postim në në rrjetet sociale ka bërë të ditur se pavarësisht rritjes së fluksit tështuar, nuk ka vonesa në pikat e kalimit kufitar në vend.

Balla falenderon dhe homologët nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia për amgazhimin për mbarëvajtjen e kalimit në pikat kufitare.

“Gjatë festave shumë bashkëatdhetarë dhe turistë të shumtë vijnë në Shqipëri për të festuar Krishtlindjen dhe ndërrimin e viteve”, shprehet Balla.

“Po ndjekim orë pas ore situatën në pikat e kalimit kufitar me Greqinë dhe Maqedoninë e Veriut (Kakavijë, Kapshticë, Qafëthanë) ku në momente të caktuara krijohen radhë të mjeteve që presin të hyjnë në Shqipëri kryesisht”, vijon Balla.

“Dëshiroj të falenderoj kolegët ministra të Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut përkatësisht Giannis Oikonomou dhe Oliver Spasovski, me të cilët sapo kam komunikuar, për gatishmërinë dhe bashkëpunimin në shtimin e sporteleve dhe punonjësve të policisë në pikat e kontrollit kufitar. Nuk paraqiten vonesa të shumta në pikat e tjera të kalimit me Kosovën dhe Malin e Zi, por vijojmë të ndjekim dhe aty flukset”, përfundo Balla.

EMISIONET