Miniera të pashfrytëzuara/ Librazhdi e Përrenjasi lihen në harresë, banorët vuajnë mungesën e punës
Minierat në Librazhd dhe Përrenjasit që dikur ishin sektori më i rëndësishëm i punësimit për banorët e kësaj zone, sot janë kthyer në godina të rrënuara dhe pa asnjë prespektivë për t’u rihapur. Ish-punonjësit e nxjerrjes së hekur-nikelit, thonë se rihapja e tyre do të zgjidhte problemin e punësimit dhe do frenonte emigracionin.
Zona e Librazhdit dhe Përrenjasit llogariten si ndër më të rëndësishmet në Shqipëri sa i përket rezervave minerare. Dikur në Përrenjas funksiononin minierat për përpunimin e hekur-nikelit dhe ishin të punësuar rreth 1600 punëtorë.
Sot këto rezereva nuk po shfrytëzohen, dhe më shumë e vuajnë banorët e zonës.
Aktualisht këto rezerva ndodhen nën tokë dhe nuk po shfrytëzohen për shkak të mungesës së industrisë së përpunimit në vend.
Dikur prej andej nxirrej sasi e konsiderueshme e hekur nikelit,kurse sot cdo pajisje është zhdukur, thonë banorët dhe ish-punonjësit e këtij sektori.
Godinat gjysmë të rrënuara sot janë kthyer në rrezik për banorët e zonës.
“Lus Zotin që të mos ndodhë ndonjë aksident se ato miniera po shemben”.
Nësë do të ishin funksionale, problemi i punësimit në zonë do të merrte zgjidhje.
“Këtu mund të punësosheshin me qindra banorë. Dhe nga miniera e Prrenjasit do kishte shumë të ardhura”.
“Derisa morën pajisjet dhe shtrembëruar urdhërin dhe të futesh sot në ato galeri është si një gjë pa Zot. Galeria më e gjatë këtu është 3 kilometra thellësi”.
Të gjendur para kësaj situate një pjesë e konsiderushem e krahut të punës në këtë zone ka zgjedhur emigracionin si rrugëzgjidhje, dhe riahpaj e tyre mund të frenonte këtë fenomen.
“Vetëm pleq kanë ngelur këtu. Kush është dy dhe kush është një se fëmijët ikën, pasi nuk kanë ku të punojnë këtu. Minierat u mbyllën, u shkatërrua çdo gjë”.
“Sepse nuk kishin punë, por ikën dhe i braktisën ato miniera këtu e 50 vite më parë, dhe që atëherë asnjë punë nuk bëhet. Vetëm gërmadha dhe shkatërrim. Edhe fëmijët nuk kanë ndërmend të vijnë sepse nuk ka të ardhme”.