Marrëveshja me Italinë për pensionet, Trimçe tregon si do të përfitojnë pensionistët në të dyja vendet

Dritan Trimçe, zv/presidenti i shoqatës së Diasporës në Itali në një intervistë në Ora News, foli për arritjen e marrëveshjes midis Shqipërisë dhe Italisë, duke treguar se si do të përfitojnë qytetarët.

Trimçe: Marrëveshja është shumë e gjerë. Merret me pensionet, merret me invalididtetin e personave, me lejet e lindjes, me papunësine e personave, nuk mbulon shërbimet shëndetsore.

Marrëveshja përsa i përket pensioneve është sa e komplikuar aq edhe e thjeshtë.

Është e komplikuar sepse cdo individ ka rastin e tij që do shqyrtohet në mënyrë të vecantë.

Do të mblidhen vetëm vitet e punës, nëse unë kam 30 vjet punë në Itali dhe 14 vjet punë në Shqipëri, unë në Itali dal në pension ndërsa në Shqipëri nuk dal në pension po nuk pagova 1 vit punë kontribute.

Këto vite mblidhen bashkë edhe unë bëj 44 vjet punë. Nëse unë dal në penion me 44 vjet punë Shqipëria do paguajë pjesën e saj që I korrespondon 14 vjetëve dhe Italia do paguajë pjesën e saj që i korrespondon 30 vjetëve.

Nga kjo marrëveshje përjashtohet ato që kanë punuar në të zezë praktikisht. Fondet janë gradualisht në rritje.

Nëse llogarisim 500 euro për person pension, ishin 1107 veta të planifikuar ndërsa në 2032 ky numër rritet gradualisht dhe arrin në 3123 veta.   

EMISIONET