Kriza mbledh Guvernatorët, Sejko: Inflacioni kthehet në normalitet në vitin 2024

Kriza mbledh Guvernatorët, Sejko: Inflacioni kthehet në normalitet

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, mori pjesë në Mbledhjen e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore zhvilluar në San Marino, Itali.

Zhvillimet më të fundit të ekonomisë botërore dhe ekonomive përkatëse ishin në qendër të vëmendjes së krerëve të bankave.

Më në veçanti, në fokus të kësaj mbledhje ishin sfidat e rimëkëmbjes post-COVID dhe tensionet gjeopolitike.

Guvernatori Sejko në qëndrimin e tij e vuri theksin në rolin e rëndësishëm që ka luajtur normalizimi i politikës monetare në kushtet e një inflacioni të lartë në vend.

Sipas tij, objektivi është në kthimin në normalitet në gjysmën e parë të vitit 2024.

EMISIONET