Fluksi i turistëve, 25 krocera e 1 657 jahte kanë në portet e vendit
Shqipëria po kthehet në një destinacion edhe për turizmin elitar.
Drejtoria e Përgjithshme Detare bën të ditur se 25 krocera dhe 1 657 jahte kanë hyrë që nga fillimi i vitit në portet e vendit, atë të Durrësit, Vlorës, Sarandës dhe Shëngjinit.
Porti i Durrësit priti 2 krocera dhe 115 jahte, ai i Vlorës 8 krocera dhe 179 jahte, në Sarandë u ankoruan 15 krocera dhe 1257 jahte, ndërsa në portin e Shëngjinit u ankoruan 106 jahte.
Të dhënat e INSTAT tregojnë se gati 5.2 milionë shtetas të huaj vizituan Shqipërinë gjatë 7 muajve të këtij viti, duke shënuar një rritje me 30.6 % krahasuar me të njëjtën periudhë të 2022-shit.
Gjatë shtatëmujorit, rajoni me numrin më të lartë të hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri është rajoni i Evropës me rreth 5 milionë shtetas, pasuar nga Amerika, Azia Lindore dhe Paqësori, përkatësisht me 131 236 dhe 34 3721 shtetas.