Erozioni detar i frikshëm/ Erzeni krijon shtrat të ri, banorët e Jubës: Deti ka gërryer dhjetëra metra

Eriozioni detar është kthyer në një shqetësim të madh vitet e fundit në vendin tonë. Qindra metra katrorë tokë janë gërryer nga deti, ndërsa situatë problematike paraqitet edhe në zonën e Jubës në Durrës, aty ku lumi Erzen për shkak të gërryerjes së tokës ka ndërruar shtrat!

Kushtet atmosferike të viteve të fundit, por edhe erozioni detar kanë bërë që lumi Erzen në Durrës të ndërrojë shtrat!

Erozioni ka zhdukur dhjetëra metra katrorë tokë dhe pyll.

“Këtu vijnë direkt rrymat e ajrit dhe përplasen këtu. Këtu ishin në fillim pika e para kur përpolaseshin dhe këtu e çau në fillim fare”, thekson një banor.

“Është dhe shkurtimi i distancës së derdhjes së Erzenit. Sepse nëse ka qenë 100 kilometra, tani ka mbetur 90-të, pasi duke u futur në gjire shkurtohet dhe distanca”, thotë një tjetër banor.

Banorët e Jubës që prej vitesh peshkojnë buzë Erzenit flasin për ndryshimet e mëdha vit pas viti!

“Kjo ka qenë e pa parashikuar që të vijë deti dhe të bëjë një grykë të re këtu. Bunkerin që ka qenë aty e ka bërë Italia, ytani ai ka hyrë 200 metra në det dhe nuk duket më”, thotë banori.

Ata që merren me peshkim thonë se e kanë më problem këtë situatë!

“Ishalla e kalojmë nja 2 vite që mund të hamë aty”, thotë banori.

Eriozioni detar është një problem shqetësues në të gjithë vendin tonë pasi qindra metra katrorë sipërfaqe toke janë gërryer nga veriu në jug të vendit!

mark brunga erzeni jubë erozioni detar

EMISIONET