Emigrimi uli papunësinë, bizneset në presion për mungesën e stafit dhe rritje të pagave

Largimi i të rinjve ka sjellur boshllëqe te bizneset që sipas Bankës së Shqipërisë janë nën presion për gjetjen e stafit. Në raportin e Bankës së Shqipërisë thuhet se tendenca është dhe për rritjen e pagave, ndërsa ekonomia parashikohet të vijojë të ketë rritje.

Emigracioni masiv tashmë po kthehet në një shqetësim të fortë për biznesin vendas.

Në raportin e Bankës së hqipërisë nënvizohet se ka një presion të lartë edhe për rritjen e pagave, teksa niveli i papunësisë ka rënë në nivelin rekord.

"Kushtet në tregun e punës janë të shtrënguara dhe bizneset vijojnë të hasin  vështirësi për gjetjen e fuqisë punëtore. Vrojtimet e bizneseve sugjerojnë një kërkesë të fortë për punëtorë dhe presione për rritjen e pagave në vijim", thuhet në dokumentin e Bankës Qëndrore.

"Në formën e rritjes së numrit të punësuarve me 4% për 2022 dhe në formën e rritjes së pagës mesatare në sektorin privat që sipas të dhënave të INSTAT rezultoi në nivelin 14.8% për tremujorin e katërt."

Po ashtu sipas analizave, ekonomia e Shqipërisë do të vijë në rritje, teksa rënia e euros dhe dollarit argumentohet me flukset e larta hyrëse për shkak të turizmit, eksporteve dhe investimeve.

"Kursi i këmbimit të lekut ndaj euros ka pasur një trend forcues. Kemi një forcim të raprotit të shkëmbimit të monedhës shqiptare me monedhën europiane që ka ndihmuar në kontrollin e inflacionit dhe shpejtësisë me të cilën kemi normalizuar politikën monetare."

Sa i përket kredive, vihet re një rritje e normave të interesit, por dhe e huave që janë marrë edhe pse

për bizneset ka reflektuar rënien e kërkesës për kapital qarkullues, si pasojë e uljes së  pasigurisë dhe e  likuiditetit të lartë që ka ky segment.

"Rritja e kredisë vazhdon të mbetet në territor pozitiv.Sektori bankar vazhdon të ushqejë biznesin dhe familjet shqiptare me fondet e nevojshme që ato kërkojnë për të zgjeruar konsumin dhe investimet e tyre."

Sa i përket të ardhmes, Banka e Shqipërisë pret rritje të ekonomisë, por jo në nivelin e 4.5 që ishte vitin e shkuar.

emigrimi masiv banka e shqipërisë papunesia

EMISIONET