Edhe Adrian Gurma zgjohet për zgjedhje/ Bashkia jep 4 tendera, diku edhe pa konkurrencë, për arnimin e lagjeve

Bashkia e Sarandës ka mbyllur edhe 4 tendera të tjerë për rikualifikimin e rrugëve në disa lagje. Vlera që do të shpenzohet është 320 mijë euro, ndërsa nuk mungojnë edhe procedurat me mungesë konkurrence. Institucioni që drejtohet nga Adrian Gurma kërkon që punimet të kryhen para zgjedhjeve vendore.

Bashkia e Sarandës ka lidhur kontratat e katër tenderave të tjerë që kanë si qëllim rikualifikimin e rrugëve në disa zona të të qytetit në periudhë fushate zgjedhore. Në total do të shpenzohen 320 mijë euro, ndërsa nuk kanë munguar procedurat që janë dhënë në mungesë të konkurrencës si dhe duke skualifikuar ofertën më të mirë.

Konkretisht, për ndërhyrjen në infrestrukturën e brendshme në Ksamil me vlerë 141 mijë euro, janë interesuar tre kompani.

Dy prej tyre që kishin kishin kërkuar më pak për të kryer punimet janë skualifikuar nga gara për të shpallur fitues “JODY-KOMPANY ” me ofertën sa 96.5% të fondit limit.

Nga të përjashtuarat është ”Shendelli” që mund ta realizonte punën me rreth 11 mijë euro më pak se fituesi, por bashkia Sarandës e ka arsyetuar se nuk përmbush kriteret.

Ndërsa në prokurimin për asfaltimin e lagjes Gjashtë, ka marrë pjesë vetëm subjekti “SARK”. Duke mos pasur konkurrnt tjetër në garë, është shpallur automatikisht fitues me ofertën sa 92% të fondit limit.

Institucioni që drejtohet nga Adrian Gurma, në të katër tenderët kërkon që afati i punimeve të mbyllet para datës së zgjedhjeve.

sarandë tendera tendera pa garë adrian gurma

EMISIONET