Tritol makinës së kreut të PD në Vaun e Dejës, Meta: Akte cubash për të frikësuar opozitën, por s’na ndal askush!
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta iu është bashkuar reagimeve pas sulmit ndaj kreut të PD-së në Vaun e Degës, Bernard Ndrec, por fatmirësisht pa pasoja për jetën.
Në një mesazh në rrjetet sociale Meta dënoi ngjarjen, ndërsa thekson se këto sulme bëhen për të frikësuar opozitarët.
"Solidaritetin më të fuqishëm me Bernard Ndrecën, Kryetarin e PD në Bashkinë e Vaut të Dejës për aktin terrorist me të cilin u provokua sot së bashku me familjen e tij.
Një regjim i pashpresë për t’u ballafaquar me qytetarët, që vetëm i ka mashtruar dhe vjedhur, inskenon akte të tilla cubash të pabesë me qëllim frikësimin e opozitarëve.
Asgjë nuk e ndal Opozitën e Bashkuar me të gjithë qytetarët e ndershëm për të ndëshkuar regjimin e bandave më 14 Maj!
Asgjë nuk e ndal Fitoren e Zef Hilës në Bashkinë e Vaut të Dejës dhe Fitoren 5 me 0 në të gjithë Qarkun e Shkodrës!", shprehet Meta.