“Banka të sigurta”/ Sejko takon kretët e FMN-së dhe BB-së: Kreditimi ka vijuar në rritje

Shqipëria nuk preket nga falimenti i disa bankave në Evropë dhe SHBA. Guvernatori Gent Sejko në takimet me drejtuesit e FMN deklaron se situate financiare është e sigurtë dhe për këtë janë kryer të gjitha monitorimet. Sa i përket çmimeve, ai shton se në mesin e vitit 2024 pritet që gjithçka të jetë brenda normalitetit.

Falimentimi i bankave në Amerikë dhe Europë u bë pjesë e diskutimit të përfaqësuesve të Fondit Monetar Ndwrkombwtar me Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë Gent Sejko.

Ky i fundit ka argumentuar tregu shqiptar qëndron larg këtyre rreziqeve, madje nga stres-testet e realizuara institucionet financiare të nivelit të dytë kanë fonde të mjaftueshme.

Madje ai ka shtuar se sektori bankar ka vijuar të ofrojë kushte e terma të favorshëm kreditimi, me një rritje vjetore prej mesatarisht 14%.

Rritja e çmimeve si pasojë e krizës prej sulmit që Rusia ka nisur prej më shumë se një viti në Ukrainë ishte një tjetër temë.

“Banka të sigurta”/ Sejko takon kretët e FMN-së dhe

Për këtë kreu i Bankës së Shqipërisë ka theksuar se pret që në mesin e vitit 2024 situata të vijë në normalitet dhe se inflacioni të jetë në objektivin e parashikuar.

“Banka të sigurta”/ Sejko takon kretët e FMN-së dhe

Takimet Sejko i zhvilloi gjatë mbledhjes së pranverës të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të Grupit të Bankës Botërore të zhvilluar në Uashington, ku ishte e pranishme dhe ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj.

banka e shqipërisë sejko

EMISIONET