E mashtron pronari, ngelet pa grua, pa punë, pa lekë. Historia në "Alarm"
Tirane- Mashtrimi nga punëdhënësi, i kushton jo vetëm punën, rrogën jo të plotë por edhe divorcin me bashkëshorten.
Kjo është historia e një emiganti nga Fieri, i cili ishte kthyer në këtë qytet dhe ishte punësuar në firmën Q.Sinanaj shpk.
Ai denoncon në emisionin investigativ “Alarm” në RTV Ora News shkeljen e të drejtave nga pronari i tij i cil i kushtoi edhe shkatërrimin e familjes.
E gjitha ka nisur në 2012 kur në kontratën e nënshkruar fillimisht ishte vendosur një rrogë mujore prej 50 mijë lekë të reja. Por ajo çka Skënder Lamaj merrte në dorë ishte vetëm gjysma 25 mijë lekë. Jo vetëm kaq burri punonte dhe me orar të zgjatur, nga 8 në 12 orë.
Duke parë që burri sillte në shtëpi vetëm gjysmën e pagës (Nga ajo që ishte firmosur në kontratë) por dhe shkonte me vonesë në shtëpi gruas i lindën dyshimet. Shkon e takon llogaritaren e firmës ku punonte i shoqi për të mësuar më shumë.
Kjo e fundit e cila ishte edhe e bija e pronarit i konfirmon se bashkëshorti merrte 50 mijë lek të reja në muaj dhe se i shpenzonte lekët . Edhe tek tatimet Skënderi rezultonte se merrte pagesën 50 mijë lekë.
Këtu nisi dhe sherri mes çiftit. Ish bashkëshortja e tij e cila dyshonte se mos ky i fundit i shpenzonte për vese të tjera.
Emisioni "Alarm" ndoqi historinë hap pas hapi dhe zbuloi shkeljet e Kodit të Punës nga kompania.
Nga ana e tij Skënderi kërkon zbatimin e kontratës së plotë, e cila u bë shkak edhe për divorcin.
Ja historia e ndjekur nga emisioni "Alarm"
Denoncimi në emisonin investigativ “Alarm” nga Skënder Lamaj
“Kam ardhur nga Greqia dhe kam filluar punë në një firmë trasporti me mjete të renda të naftës, Marin Patos.
Në bankë fuste 250 mijë, tek tatimoret deklaronte 500 mijë. Çdo muaj mbante nga dy tre ditë punë. Thoshte s’ke punë ti, ti merr lekët. E pashë që rregullat nuk po zbatoheshin e i thashë “nuk bëhet kështu”, më tha “po fole prap po ikësh nga puna”. U detyrova të bindem, sepse kisha fëmijë. U ankova prapë, i thashë “e lamë për 500 mijë në muaj, si ka mundësi” dhe më thoshte “do i marrësh” .
Një ditë ish gruaja ime takoi vajzen e tij që është llogaritare, e cila i tha që rroga ime ishte 500 mijë dhe që unë isha i parregullt dhe prishja lekët. Kjo punë më kushtoi shumë, jo vetëm lodhje fizike. Punoja çdo ditë 12 orë që nuk e përmban asnjë kontratë punë, por kjo më çoi dhe në shkatërrimin e punës. Ai ka mbledhur familjen në atë punë. Gruaja më thoshte ku i çon lekët. Ajo shkoi te tatimorja dhe i thanë e ka 500 mijë sepse aq deklarohej prej tij. Në kontratë thuhet 8 orë punë, pse unë punoj 12 orë. Unë kërkoj të drejtën e kontratës, lejen e zakonshme, oraret jashtë kontrate”.
Verifikimi te sigurimet shoqërore:
Viti 2012, muaji korrik dhe gusht të papaguara, viti 2013 është online
Sakaq gazetarja e “Alarm” i drejtohet për verifikim Sigurimeve Shoqërore”. Punonjësit e sigurimeve, pas orvatjes nga njëri tek tjetri, kërkuan një muaj kohë për të verifikuar
Pas verifikimeve prej një muaji, në bazë të sigurimeve shoqërore figuronte se muaji korrik dhe gusht për 2012 nuk ishin paguar nga ana e frimës Q.Sinanaj shpk. Ndërsa viti 2013 ishte online.
Pagesa ndryshe në bankë, ndryshe tek tatimet, ndryshe në kontratë,
Institucioni i radhës ku denoncuesi shkon me gazetaren e “Alarm” është Drejtoria Rajonale e Tatimeve Fier. Në këtë institucion Lamaj figuron me 500 mijë lekë në muaj. Pyetjes së gazetares se çfarë vlere ka ky tatim kur këtij zotërie nuk i është dhënë pagesa mujore ai iu përgjigj.
“Paga që merr zotëria është nje kontratë mes tij dhe kompanisë, ne nuk kemi të drejtë të ndërhyjmë. Detyrimi që ka kompania nga tatimet është që brenda datave të caktuara të bëj deklarim dhe pagesat”, tha ai.
Paradoksi është se pagesa ndryshe figuronte në bankë, ndryshe në kontratë , ndryshe te tatimet dhe ndryshe tek sigurimet shoqërore.
Sipas drejtorit, institucioni që ai drejton do bëjë verifikimet e duhura dhe sipas tij nëse ka shkelje, subjekti do ketë penalizime për mosdeklarim të të ardhurave.
“Unë do bëjë verifikimet që i takojnë institucionit dhe ti do marrësh përgjigje. Nëse ai e ka patur në punë punonjësin dhe nuk i ka paguar sigurimet shoqërore, ka penalizime, do të paguaj detyrimin e institutit të sigurimeve, detyrimin e tatimit të ardhur nga të ardhurat dhe penalitetet për mosdeklarim”, tha ai.
Inspektorati Shtetëror Fier nis verifikimet pas denoncimit në "Alarm"
Më pas "Alarm" shkon tek Inspektorati Shtetëror Fier. Specialist Erjon Xhafa për gazetaren e “Alarm” Arjana Loçe u shpreh se institucioni ku ai punonte do kryej verifikimet e duhura për të parë nëse ky zotëri ka të drejtë apo jo, në bazë të Kodit të Punës.
Pas verifikimeve, dokumenti zyrtar i lëshuar prej këtij inspektorati vërtetoi se ndaj Skënder Lamaj ka patur shkelje të Kodit të Punës, lidhur me rrogën e deklaruar dhe asaj që merrte ne bankë, lidhur me mangesitë e pagesave për tre muaj të sigurimeve shoqërore dhe pagesës së lejes së zakonshme.
“Inspektorati u vu në lëvizje duke ngritur një grup të posacëm, ai inspektoi në kompaninë ku Lamaj ka punuar. Zoti Skënder Lamaj pretendon për mos zbatim të kontratës nga punëdhënësi dhe për mos pagesë ndaj tij, ku rezultoi se” “Pretendimi në lidhje me moszbatimin e kontratës invididuale të punës qëndron pasi subjekti përdor një kontratë individuale tip e cila nuk pasqyron realisht situatën e marrëdhënies që ka punëdhënësi me punëmarrësin e tij. Pavarësisht se punëmarrësit paguhen me pagë e cila është e ndryshueshme në muaj, në të gjitha rastet ajo është më e madhe se paga e përcaktuar në kontratë. Në rastin e zotit Skënder Lamaj pagat e përcaktuara në kontrata variojnë, nga 21.000 lekë deri në 30.000, kurse pagesat e paguara nga subjekti për të variojnë nga 26.640 lekë deri në 57.570 lekë. Në lidhje me pretendimin për mospagesë të pushimeve vjetore të pakryera për vitin 2013 , zotit Lamaj nga ana e punëdhënësit ju krye derdhja e një page mujore në numrin e tij të llogarisë në zbatim të ligjit. Për të gjitha shkelje e konstatuara është mbajtur qëndrim sipas ligjit”.
Ndiqni të plotë emisionin "Alarm"
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter
