Në një lidhje direkte nga selia e LSI për RTV Ora, Monika Kryemadhi u pyet nga gazetarja Beti Njuma edhe mbi komunikimin online të kryeministrit Edi Rama me kancelaren gjermane Angela Merkel dhe mbështetjen e Gjermanisë ndaj Shqipërisë në rrugëtimin drejt BE.

Sipas Kryemadhit, çdo vend i BE është pro integrimit të Shqipërisë, ndërsa foli për një “Sekt Rilindjeje” në Komisionin Europian që dezinformon zyrtarët në Bruksel.

“Mos harro që Varhelyi kur ishte në takim me opozitën grupi i sindikatës së Rilindjes në Komisionin Europian, duke nisur me Romana Vlahutin e ca të tjerë, ia kishin thënë tjetër për tjetër Varhelyi dhe kur u dëgjua dhe u sqarua nga opozita, që u miratua edhe nga zoti Soreca, rezultoi se ishte tjetër për tjetër. Mos prisni që vendet e BE të lejojnë Shqipërinë që të shkojë në drejtim të kundërt., të asaj që duan të gjithë shqiptarët. Sot, 100% e shqiptarëve duan të jenë pjesë e BE. Edi Rama nuk do të jetë pjesë e BE. Dhe mos prisni që, nga kancelarja Merkel e të tjerë me rradhë, apo komisioneri për zgjerim apo edhe Komisioneri për Politikën e Jashtme, Borrell, që është socialist, të dalin e të thonë ne jemi kundër Shqipërisë në BE”.

Por problemi qëndron se janë disa kritere që duhen plotësuar. Qeveria shqiptare dhe ne që bëmë Këshillin Politik të famshëm, për reformën zgjedhore e të tjera me rradhë që janë sot, çfarë janë? Janë disa detyrime që ne si Opozitë hoqëm çdo lloj barriere për ti hapur rrugën integrimit”, shtoi kryetarja e LSI.