Vijon skandali në Pogradec, ku detaje të tjera shokuese kanë dalë nga historia e përdhunimit të 13 vjeçares nga fshati Vërdovë.

Policia ka identifikuar vajzën tjetër që mendohet se ka pasur marrëdhënie me Blerim Bizgjonin, para se e mitura 13-vjeçare të shkonte në banesë. Burimet thanë se ka qenë bashkëshortja e 46-vjeçarit ajo që i ka kërkuar prindërve ta marrin atë vajzë pasi po ia shkatërron familjen.

Kjo ka ndodhur para se 13 vjeçarja të shkonte në banesën e familjes Bizgjoni. Ndërkohë për vajzën e abuzuar, që ditën e djeshme (12 shtator) janë treguar të gatshme 4 organizata për ta marrë në mbrojtje.

Sakaq, pas sigurimit të provës nga gjykata, vajza do të largohet në një vend tjetër më të sigurt për të shmangur çdo lloj kërcënimi apo presioni që mund ti behet asaj.

Burime bënë me dije se ka qenë edhe dëshira e bashkëshortes së Blerim Bizgjonit që vajza të qëndronte me ta pasi ajo ka deklaruar se ka dashur të ketë 3 vajza dhe se të miturën e ka konsideruar njësoj si vajzat e saj. Ndërkohë, e ëma e 13-vjeçares dha dëshminë e saj në lidhje me ngjarjen, ku dhe kërkoi 

Lexo edheE mitura në Pogradec u përdhunua Ditën e Bajramit, vajza e abuzuesit zbuloi marrëdhënien dhe përfunduan në polici

Tmerri në Pogradec: E mori për ta rritur si bijë, 13 vjeçaren e përdhunoi, e rrahu dhe e mbajti mbyllur për dy muaj

Pogradec: Zbulohet skandali i abuzimit seksual me një vajzë vetëm 13 vjeçe