Pogradec: Zbulohet skandali i abuzimit seksual me një vajzë vetëm 13 vjeçe
Një histori tronditëse abuzimi seksual është zbuluar në Vërdovë të Pogracec, ku pre është një ngë 13 vjeçare. Ajo ishte larguar me dëshirë për tu vendosur në banesën e autorit që u kthye në ferr për të.
Blerim Bizgjoni, 46 vjecari është arrestuar si i dyshuari për historinë me shokuese të abuzimit seksual me të fëmijë të zbuluar vitet e fundit në Shqipëri.
“Arrestimi i tij u bë pasi, dyshohet se ky shtetas gjatë muajit gusht, ka kryer marrëdhënie seksuale në mënyrë të përsëritur me një 13-vjeçare” informon policia e Korces.
Deshmia shokuese - Ai u vu në pranga nga Policia pas dëshmisë së vetë 13 vjeçares që ishte viktimë e abuzimit për më shumë se një muaj nga njeriu që e mori nga shtëpia e prindërve me probleme të shëndetit mendor e varfëri ekstreme për ta mbrojtur.
Sipas dëshmisë së babait të vajzës dhe fqinjve të autorit vajza kishte rreth një vit që hynte e dilnte në shtëpinë e 46 vjecarit, ku vajzën e rritur pretendohet se e kishte shoqe.
Gjatë kësaj kohe është ngacmuar, por abuzimi me të ka nisur në muajin korrik.
“Më mbajti gjithë natën të lidhur dhe më kërcënoi se do të më hidhte nga ballknoni. Më ka rrahur dhe përdhunuar në vazhdimësi, ndërsa më kërcënonte se do të më vriste babain në rast se tregoja”
Kjo është vetëm një pjesë e dëshmisë 13 vjeçares me fakte e detaje tronditesë që Ora News vendos të mos u publikojë të plota për shkak të ndjeshmërisë së lartë.

Presioni- Prej datës 1 korrik vajza është mbajtur në banesë me presion e kërcënime deri të premten kur ka arritur të dalë dhe të komunikojë nga shtëpia e saj me policinë që vuri në pranga 46 vjecarin.
Aty ndërkohë jetonin edhe gruaja e autorit e cila mësohet se për shkak të një aksidenti nuk arrin të flasë dhe dy vajzat e tij, por ende është e paqartë nëse ato ishin në dijeni të asaj çfarë po ndodhte në shtëpi.
Tronditës është fakti se 13 vjecarja ka thënë se ditën kur vajti në shtëpinë e Blerim Bizgjonit ai largoi që aty një tjetër vajzë, cka ka ngritur të tjera dyshime për prokurorinë ndaj ka thelluar hetimet.
Shokohet fshati - Banorët në Vërdovë thonë se vajzën e kishin parë në shtëpinë e 46 vjecarit prej gati një viti, por dyshimet e tyre ajo i kishte zbehur me fjalinë se aty mësonte me vajzat e tij.

Ndërsa autorin e cilësojnë si monster. Në Prokurori dosja u regjistrua për veprën penale "Marrëdhënie seksuale me të mitur"
Një tjetër histori ngacmimi seksual u denoncua edhe në Lushnje, ku një 51 vjeçar u vu në pranga se kreu veprime të turpshme me një 12 vjeçare.
