Zbardhen detaje të reja nga ngjarja shokuese e abuzimit seksual për më shumë se një muaj të 13 vjeçares nga fqinji i saj Blerim Bizgjoni në fshatin Vërdovë të Pogradecit.

Mësohet e mitura ishte abuzuar seksualisht ditën e Bajramit, pas rreth një viti ngacmime ndaj saj.

Siç bëjnë me dije burime nga grupi hetimor, gjithçka kishte ndodhur në ballkonin e shtëpisë së Bizgjonit, ku pavarësisht kundërshtisë së 13 vjeçares, ai e kishte dhunuar dhe abuzuar seksualisht me të deri në orën 4 të mëngjesit.

E njëjta situatë kishte vijuar edhe një ditë më pas. Madje 46-vjeçari e kishte kërcënuar që të mos e denonconte se kishte miq në polici.

 “Kam një prej drejtuesve kryesor në polici timin dhe askush nuk do të pranojë ty një denoncim” mësohet ti ketë thënë.

Sipas të njëjtave burime, ka qenë vajza e 46 vjeçarit ajo që ka zbuluar marrëdhëniën e shoqes së saj me babain dhe i ka thënë që të heqë dorë prej tij.

Kjo bisedë mes tyre është bërë shkas për denoncimin e Bizgjonit në polici nga 13-vjeçarja.

Vajza e 46 vjeçarit: Hiq dorë nga marrëdhënia me babain tim.

E abuzuara: Unë nuk mundem, më ndihmo dhe nuk do ta denoncoj në polici.

Vajza e 46-vjecarit-Unë nuk i them dot gjë babait, ai është shumë i dhunshëm me mua dhe nënën, thuaja ti.

E  abuzuara: Nuk mundem.

Pas kësaj bisede, të dyja kanë dalë nga shtëpia dhe kanë marrë operativin e zonës për tu takuar.

Vajza e abuzuar ka bërë denoncimin në komisariat bashkë me nënën e saj dhe një psikologe.

Sipas burimeve nga grupi hetimor, terreni po përgatitej për ta trafikuar, ndërkohë që po hetohet edhe një tjetër rast.

Vetë 46-vjeçari, Blerim Bizgjoni, mësohet se nuk ka pranuar asgjë gjatë marrjes në pyetje nga policia.