"Një lojë e fortë" / Myrta: Shohim një Brazil totalisht europian që dominoi Japoninë
Ermal Myrta ka vlerësuar maksimalisht performancën e Brazilit në emisionin "Ora e Botërorit" në Ora News, duke e cilësuar kombëtaren latine si një skuadër me mentalitet "totalisht europian" dhe me një trajner të jashtëzakonshëm që bëri diferencën me lëvizjet e tij taktike.
"Shohim një Brazil europian, me një trajner të jashtëzakonshëm që edhe sot e tregoi me të vërtetë me zëvendësimet e tij. Të jemi realistë domethënë, Brazili e dominoi lojën në të gjithë sektorët e fushës. Japonia u mundua me, me një mbrojtje të hekurt me tetë lojtarë mbrapa, duke e mbyllur Brazilin tek mbrojtja e vet, por rezultoi që Brazili me lojën e fortë, siç e kemi diskutuar, një Brazil jo me samba, por një Brazil totalisht i fortë dhe europian", u shpreh Myrta.

