Rritja e lartë e numrit të të infektuarve me Covid-19 po vendos në vështirësi sistemin shëndetësor në Greqi.

Këmbana e alarmit bie nga drejtuesit e Klinikave të Spitalit “Papanikolaou”, të cilët përmes një njoftimi me shkrim shprehen se spitali nuk mund të trajtojë raste të reja, pasi shtretërit janë të mbuluar 100%, shkruan Ora News.

Ndër të tjera, stafet mjekësore flasin edhe për mungesë mjekësh dhe specialistësh.

“Spitali ynë nuk mund të pranojë më pacientë të tjerë me Covid. Kujdesi për pacientët është i pasigurtë kur, për shembull, një okulist ose kirurg plastik thirret për të vlerësuar ose për të dëgjuar mushkëritë e një pacienti”, thuhet ndër të tjera në shkresë, raportojnë mediat vendase.

Drejtorët e klinikave rekomandojnë urdhërimin e menjëhershëm të klinikave private dhe mjekëve privatë që ti bashkohen luftës anti-Covid.

Deklarata e nënshkruar nga drejtorët e klinës së ENT Klinike Angel Nicholas Thoracic Adamantios, yllit të Anestezistëve të Dhuratave, Thoracic Eve Serasli, Kirurgjisë Orale dhe Maksilofaciale Konstantinos Antoniadis, Kirurgjisë B Bazil Penopulike, Kirurgjisë Plastike Sofia Papadopoulou, Angel Vaskular Megalopulos, Tasos Ilia Elie Fantel dhe Neurokirurgjia, Ioannis Baltas.

Një ditë më parë, Greqia regjistroi 1,698 raste të reja me Covid-19 dhe 71 viktima, ndërsa numri i përgjithshëm ka arritur në 74,205 persona, ndërsa ai i viktimave në 1,106.