Leli e refuzoi, Rama e përjashton nga PS: Hesapet me kryebashkiakun e Vlorës pas 25 prillit

Kryesocialisti, Edi Rama, nuk e ka harrruar dhe as nuk e ka falur refuzimin e kryebashkiakut të Vlorës për tu bërë pjesë e listës së kandidatëve për deputet.

Shefi i mazhorancës është hakmarrë politiksht ndaj Dritan Lelit duke i kërkuar strukturave të këtij qyteti përjashtimin e tij nga fushata elektorale dhe partia.

Shkaku që Kryebashkiaku ka dhënë për të mos kandiduar, mësohet se ishte renditja në vend të pasigurtë për të fituar.

Lexo edhe: Rama e përjashtoi nga fushata, Gjiknuri mesazh Dritan Lelit: Ekipet ndërrohen rrugës, të gjithë jemi të lëvizshëm

Me anë të një mesazhi të dërguar nga Rama, por të lexuar nga Gjiknuri, Asamblesë Socialiste në Vlorë i është bërë e qartë se kush thyen rregullat e kryetarit nuk ka më të ardhme në parti.

Në mes të rreshtave lideri i PS-së shpreh zhgënjimin ndaj Lelit që nuk hoqi dorë nga pushtetit për t’i shërbyer partisë.

Rama është treguar i kujdesshëm që “hesapet” me Lelin t’i kryejë pas 25 prillit, si një mënyrë që problemet brenda partisë të mos ndikojnë në rezultatin e zgjedhjeve në Vlorë.

Leli është Kryebashkiaku i dytë vlonjat që pas konflikteve  me Ramën përjashtohet nga partia, por mbetet për t’u parë  nësë fati i tij do të jetë i ngjashëm me të Shpëtim Gjikës.

Megjithatë në takimin me kandidatët e listës, Rama ka injoruar kryebashkiakun e Vlorës dhe Alket Hysenin që u tërhoq nga gara, duke mos folur për ndarjen e tyre.

"Kanë vajtur të dy bashkë..."

Lexo edhe: Aeroporte “për të tërë”, harrohen afatet kohore, PS premton tre pista të tjera

https://youtu.be/YmLCk94beeo
Ne foto: Shtabi elektoral i PS tek vilat qeveritare


Debati për Alket Hysenin

Mësohet se mes strukturave të PS dhe drejtuesve të bashkisë janë ndërprerë dhe komunikimet.

Për renditjen në Vlorë edhe në mbledhjen e kryesisë të së hënës është zhvilluar një tjetër debat, këtë radhë për renditjen. Gramoz Ruçi dhe Taulant Balla kanë kërkuar që Alket Hyseni të ishte në emrat e parë, çka është refuzuar prej Ramës.

Si pasojë deputeti ka deklaruar tërheqjen nga gara duke mos pranuar numrin 11.

Kryeministri Edi Rama dhe Dritan Leli , ne Vlore gjate mitingut permbylles te fushates per zgjedhjet e 30 Qershorit. Ne keto zgjedhje vendore, Partia Socialiste garon e vetme pas terheqjes se opozites. 28 qerhsor 2019


Kryeministri Edi Rama dhe Dritan Leli , ne Vlore gjate mitingut permbylles te fushates per zgjedhjet e 30 Qershorit. Ne keto zgjedhje vendore, Partia Socialiste garon e vetme pas terheqjes se opozites.

Lexo dhe: Pse u tërhoq Alket Hyseni

Vendi Lajme Politikë Lajmi i fundit dritan leli

EMISIONET