Rama e përjashtoi nga fushata, Gjiknuri mesazh Dritan Lelit: Ekipet ndërrohen rrugës, të gjithë jemi të lëvizshëm
Ditën e sotme bëri bujë lajmi për largimin e kryebashkiakut të Vlorës, Dritan Leli nga fushata e PS, pasi ky i fundit nuk pranoi kandidaturën si deputet.
Ka qenë i dërguari politik në Vlorë, Damian Gjiknuri i cili i ka dërguar një mesazh Lelit nga je takim me Ramën.
Gjiknuri tha se askush nuk është i palëvizshëm nga politika dhe se sipas tij natyrshëm ekipet ndërrohen rrugës.
Gjiknuri: Jam i bindur që me këtë ekip, pavarësisht kritikave se askush nuk është perfekt. Po ti vendosësh prozhektorin, mund të gjesh ndonjë gjë që nuk shkon, por në përgjithësi është një ekip shumë përfaqësues, shumë i mirëorientuar politikisht dhe jam i bindur që te qytetarët shkojmë shumë qetë për t’i kërkuar votën. Në fund të fundit iu kemi dhënë njerëzit që u duhen. Një rol të veçantë këtu do të kenë deputetët aktualë që dua t’i falënderoj, Faten, Edin, Vilmën që kanë bërë një punë të jashtëzakonshme që askush nuk mund të thotë se kanë bërë një gjë gabim.
Natyrshëm ekipet ndërrohen rrugës. Të gjithë jemi pjesë të lëvizshme në historinë politike, por kontributi i tyre në fushatë do të jetë një vlerë e shtuar që të gjithë bashkë do të na çojë përpara
Lexo edhe: Leli e refuzoi, Rama e përjashton nga PS. Mblidhen tek vilat qeveritare në Vlorë
Rama anashkalon Lelin
Nga ana e tij kryeministri Rama anashkaloi tërësisht përjashtimin nga PS të Dritan Lelit.
Sikur nuk kishte ndodhur asgjë Rama u mor me sulmin ndaj kundërshtarëve politikë.
“Si mundet ti ofrohet Vlorës, Leskua si komandant. Një njeri që është njësuar plotësisht me alkoolin, degradimin,shpërfytyrimin e personit publik. PD ka dorëzuar në KQZ listë të paligjshme me 17 kandidatë. Në Vlorë nuk duhet votuar majtas e as djathtas por drejtë”, ka thënë Rama.
Rama falenderon deputetët që nuk rrudhën buzët
Rama më tej ka falënderuar deputetët aktualë të Vlorës, të cilët sipas tij nuk kanë rrudhur buzët në këtë proces listash për kandidatë.
“Duke rifalenderuar edhe njëherë Fate Velajn, Ed Lekën, Andrea Marton dhe mbi të gjitha Vilma Bellon sepse si qytetarë në botëkuptim dhe si aktivistë të përkushtuar në këtë skuadër, jo vetëm që nuk kanë shprehur asnjë rrudhje buzësh, por janë përfshirë plotësisht për të vijuar ndeshjen dhe do të jenë me ne pas fitores së ndeshjes”, ka thënë Rama.
