Zelensky, “Njeriu i vitit”, “Time” e cilëson liderin 44-vjeçar simbol të qëndresës

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është shpallur “Njeriu i Vitit” nga revista prestigjioze amerikane “Time”. “Suksesi i Zelenskyy si udhëheqës është mbështetur në faktin se guximi është ngjitës,” shkruan revista presrigjioze amerikane.

Zelensky, “Njeriu i vitit”, “Time” e cilëson

Presidenti Volodymyr Zelensky në qendër dhe përreth tij mjekë, komandantë, ushtarakë, njërëz të thjeshtë dhe lulja e diellit simbol i Ukrainës. Këtë kopertinë ka prezantuar revista prestigjioze amerikane “Time” për të lajmëruar se ka zgjedhur liderin 44-vjeçar dhe shpirtin ukrainas “Njeriu i Vitit” pwr 2022-in.

Në përballjen me agrsionin rus për 9 muaj, që ka sjellë viktima dhe shkatërrim në Ukrainë, Zelenski vlerësohet si simbol i qendresës së popullit për liri.

“Suksesi i Zelenskyy si udhëheqës është mbështetur në faktin se guximi është ngjitës. Ai u përhap përmes lidershipit politik të Ukrainës në ditët e para të pushtimit, pasi të gjithë e kuptuan se Presidenti nuk ishte larguar,” tha reporteri i “Time”, Simon Shuster.

Që atëherë, z. Zelensky ka përdorur zyrën e tij në Kiev për të mbajtur një sërë fjalimesh në Kongresin e SHBA, Parlamentin Britanik, Bashkimin Evropian dhe shumë grupe të tjera, duke u lutur për mbështetje ushtarake, duke falënderuar kombet për qëndrimin në krah të Ukrainës dhe përshtatjen e vendit të tij. lufta si një mes lirisë dhe despotizmit.

Lideri ukrainas cilësohet si antiteza e presidentit rus, Vladimir Putin, i fshehur në Kremlin, fiksimi i të cilit për të rindërtuar një perandori, i ka kushtuar dhjetëra, ndoshta qindra, mijëra jetë.

I konsideruar nga shumë ukrainas, para pushtimit të shkurtit, një amator që përpiqet të përballet me sfidën e postit të lartë, 44-vjeçari Zelensky ka fituar një vend në histori, për shkak të shfaqjes së jashtëzakonshme të tipareve të udhëheqësit dhe qëndresës.

EMISIONET