Zbulimi i tmerrshëm, policia kërkonte dy adoleshente të zhdukura, gjen 7 trupa të pajetë në banesë

7 persona janë gjetur të pajetë në banesën e një ish-të dënuari si abuzues seksual në SHBA. Ndërsa ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes raportohet se mes viktimave janë 5 anëtarët e familjes që jetonin aty dhe 2 adoleshente që ishin shpallur të zhdukura.

Zbulimi i tmerrshëm, policia kërkonte dy adoleshente të zhdukura,

Shtatë trupa të pajetë janë gjetur në një pronë në qytetin e Oklahomës gjatë kërkimit për dy adoleshente të zhdukura.

Policia tha se adoleshentët që po kërkonin, Ivy Webster, 14 vjeç dhe Brittany Brewer, 16 dyshohet se ishin midis të vdekurve.

Vajzat thuhet se e kishin kaluar fundjavën në shtëpinë e Jesse McFadden, i dënuar më herët për abuzime seksuale ndaj të miturve.

Por as ky i fundit nuk gjendej gjëkundi. Të ndodhur në këto rrethana, policia ka hyrë me forcën në banesën e tij ku gjetën 7 trupat e pajetë.

Mes viktimave ishte edhe 39 vjeçari, gruaja e tij Holly Guess, 35 vjeç, dhe fëmijët e tyre Elizabeth 17 vjeçe, Michael 15 vjeç dhe Tiffany 13 vjeçe.

Rrethanat e ngjarjes që mund të cilësohet edhe si masakër, ende janë të paqarta, teksa hetimet sapo kanë nisur.

Zbulimi i tmerrshëm, policia kërkonte dy adoleshente të zhdukura,

Ndërkohë, të dhënat treguan se abuzuesi seksual ishte planifikuar të dilte përpara gjykatës në të njëjtën ditë kur u gjetën shtatë trupat.

Shkollat Publike në Henryetta e kanë shpallur 2 majin ditë zie për shkak të situatës.

Duke anuluar edhe diplomimin për studentët e saj deri në njoftim të dytë.

shba

EMISIONET