VIDEO/ Asnjë shenjë përmirësimi, zjarret dalin jashtë kontrollit në Francë dhe Spanjë. Mbi 300 mijë persona braktisin nga shtëpitë

Zjarret pyjore vijojnë të përfshijnë disa vende të Evropës, ndërsa Franca dhe Spanja po përballen me situatën më të rënduar. Mbi 300 mijë persona janë evakuuar nga banesat e tyre, ndërsa temperaturat e larta dhe erërat e forta po vështirësojnë përpjekjet për vënien e flakëve nën kontroll.
Në jugperëndim të Francës, zjarret kanë përfshirë rajonet Gironde dhe Landes. Vetëm gjatë së shtunës, rreth 55 mijë persona u urdhëruan të largohen nga banesat, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të evakuuarve në rreth 250 mijë.
Sipas autoriteteve, flakët kanë krijuar edhe vorbulla zjarri të ngjashme me tornado, duke e bërë përhapjen e tyre të paparashikueshme. Tymi është përhapur deri në Bordeaux, ku banorët kanë raportuar ndotje të rëndë të ajrit.
Qeveria franceze ka angazhuar edhe ushtrinë për të mbështetur operacionet, ndërsa presidenti Emmanuel Macron premtoi mbështetje për zonat e prekura dhe rindërtimin e tyre.
Edhe në Spanjë situata mbetet kritike. Autoritetet kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme, ndërsa zjarret vijojnë pranë Madridit dhe në rajone të tjera të vendit.
Rreth 60 mijë persona janë evakuuar në zonat e Madridit dhe Ávilas, ndërsa mbi 28 mijë të tjerë mbeten të izoluar në banesat e tyre për shkak të rrezikut nga flakët.
Një 70-vjeçar humbi jetën në Valencia, pasi u gjet brenda automjetit të tij gjatë operacioneve për shuarjen e një zjarri në zonën e Manises.
Që nga fillimi i vitit, në Spanjë janë djegur rreth 130 mijë hektarë tokë, ndërsa në Francë zjarret kanë shkatërruar afro 98 mijë hektarë.
Situata mbetet problematike edhe në vende të tjera evropiane. Në Itali janë regjistruar më shumë se 350 zjarre, përfshirë 10 vatra të mëdha në Siçili, ndërsa në Skoci vijojnë operacionet për shuarjen e një zjarri në Parkun Kombëtar Cairngorms.
Komisioni Evropian paralajmëron se sezoni i këtij viti mund të jetë ndër më të rëndët të dekadave të fundit. Për të mbështetur Francën dhe Spanjën, Bashkimi Evropian ka aktivizuar Mekanizmin Evropian të Mbrojtjes Civile, duke dërguar avionë dhe helikopterë zjarrfikës për të ndihmuar operacionet në terren.
A quarter of a million people have been evacuated so far as wildfires rage across Europe after record heatwaves, from as far north as #Norway down through #France, #Spain & #Italy. This isn't a drill. This is the new climate reality. Urgent mitigation & adaptation are required. pic.twitter.com/Rv3r3T0YYf
— Peter Dynes (@PGDynes) July 25, 2026


