VIDEO/ Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë shpërthen në lot teksa flet për viktimat në Izrael: Është e vështirë dhe unë kërkoj falje

VIDEO/ Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby nuk ka mundur ta fshehë trishtimin për viktimat e luftës që ka shpërthyer në Izrael. Kur prezantuesi përshkroi imazhet që tregonin gra dhe fëmijë të mbuluar me gjak, Kirby nuk mundi ta mbante veten.

Duke ndaluar për disa sekonda përpara se të fillonte përgjigjen e tij, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë tha se “është shumë e vështirë të shohësh këto imazhe”.

“Janë njerëz, po flasim për të afërmit, kushërinjtë, vëllezërit, të dashurit. Po flasim për humbje njerëzore. Është e vështirë dhe unë kërkoj falje”, tha ai.

EMISIONET