VIDEO/ Vr*tet në mes të rrugës ish-kandidati për kryetar bashkie në Guatemalë

VIDEO/ Vr*tet në mes të rrugës ish-kandidati për kryetar

Inxhinieri dhe ish-kandidati për kryetar bashkie në Guatemalë, Jose Elias Ramirez është ekzekutuar në mes të ditës në rrugë. Kamerat e sigurisë kapën momentin e vrasjes mëngjesin e 8 nëntorit. Autorët ishtin veshur si punëtorë dhe dolën nga një makinë e më pas hapën zjarr ndaj Ramirez.

Ai u qëllua disa herë së bashku me partneren e tij, Anna Maria Andres. Pas disa sekondash, vrasësit e mbuluan trupin e Ramirez me xhaketën e tij dhe ikën në drejtim të panjohur.

Tetë orë më vonë, Policia Kombëtare e Guatemalës gjeti makinën e përdorur nga vrasësit. U zbulua se ishte një automjet që ishte raportuar i vjedhur më 22 maj 2025.

Ramirez ishte inxhinier dhe biznesmen, pronar i kompanisë Constructora D&D Ramirez y Hernandez. Në vitin 2023 ai mori pjesë në zgjedhjet për kryetar bashkie të qytetit të El Tejar duke përfaqësuar partinë Cabal, por megjithatë nuk arriti të fitonte.

EMISIONET