VIDEO/ Studentë nga Pelestina manifestim në Romë për t’i dhënë fund konfliktit Izrael – Hamas

Grupe protestuesish janë mbledhur me flamuj palestinezë në duar të premten në kryeqytetin e Italisë, Romë.

Gazetarja Alba Kepi raporton për “Ora News” se ky është një  manifestim i studentëve palestinezë që studiojnë në Itali, të cilët kërkojnë dhënien fund të konfliktit mes Izraelit dhe grupit terrorsit të Hamasit.

VIDEO/ Studentë nga Pelestina manifestim në Romë për

Po sot, Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani, e ka krahasuar grupin militant palestinez, Hamas, me nazistët, në një intervistë me gazetën La Stampa të premten.

Militantët e Hamasit “nuk janë ndryshe nga nazistët. Ata janë qyqarë. Një ushtar nuk do t’ia hiqte kokën një bebeje dymuajshe. Raketat po vazhdojnë të shkrepen nga Gaza.

Hamasi duhet t’i ndalë sulmet me raketa ndaj Izraelit, përndryshe është e qartë  se do të ketë kundërpërgjigje”, tha Tajani.

Tajani nënvizoi se Hamasi dhe palestinezët nuk janë të njëjtë.

“Palestina është diçka tjetër. Populli palestinez është viktimë e Hamasit”, tha ministri italian.

VIDEO/ Studentë nga Pelestina manifestim në Romë për

Militantët e Hamasit i thyen barrikadat e forta kufitare dhe u futën nga Gaza në jug të Izraelit të shtunën e kaluar, duke i vrarë mbi 1.300 njerëz në qytetet kufitare izraelite, përfshirë mbi 260 në një festival të muzikës, si dhe duke i plagosur 3.000 të tjerë.

Izraeli u përgjigj me bombardime të mëdha ajrore mbi Gaza, duke i vrarë mbi 1.400 palestinezë dhe duke i plagosur më shumë se 6.600 të tjerë.

Ndërkaq gjatë ditës së sotme manifestime të ngjashme janë zhvilluar në disa vende me shumicë myslimane duke përfshirë Bangladeshin, Jordaninë, Kosovën dhe Turqinë.

Por në Evropë, në disa protesta janë parë slogane antisemitike dhe vandalizime.

Një protestë e planifikuar pro-palestineze në Paris është ndaluar nga frika se mund të përshkallëzohej në përplasje të dhunshme.

Në Gjermani, zëdhënësi i kancelares Angela Merkel paralajmëroi më herët gjatë të premtes se demonstratat antisemitike nuk do të tolerohen pasi protestuesit dogjën flamujt e Izraelit.

alba kepi pelestina

EMISIONET