VIDEO shokuese, adoleshenti godet brutalisht me stilolaps shoqen e klasës që e talli

VIDEO shokuese, adoleshenti godet brutalisht me stilolaps shoqen e klasës

Një video tronditëse vjen nga një shkollë në Brazil, ku një nxënës 14-vjeçar sulmon  shoqen e tij të klasës.

Shkak është bërë tallja e vajzës me shokun e klasës për gabimet që ai bën në shqiptim gjatë prezantimit të një detyre.

Në pamjet filmike, duhet i riu që godet me një stilolaps fillimisht në fytyrë dhe më pas në trupin e shoqes së klasës, para se të ndërhyjnë shokët e tjerë për ta ndaluar.

14-vjeçari dyshohet se u arrestua dhe, sipas një përfaqësuesi të policisë lokale, akuzohet për tentativë vrasje.

Babai i djalit, megjithatë, pretendoi se djali i tij ishte subjekt i bullizmit dhe se nuk kishte asnjë arrestim.

Ai shtoi gjithashtu se duhej të zhvendosej në një lagje tjetër pasi kishte marrë kërcënime me vdekje pas incidentit, i cili ndodhi më 8 maj.

sulm brazil bullizem

EMISIONET