VIDEO/ Burri rrëzohet nga Ujëvarat e Niagarës, shpëtohet në minutat e fundit

Një video e publikuar në rrjetet sociale ka sjellë pamje nga një incident i rëndë në Ujëvarat e Niagarës, ku një burrë arriti të mbijetojë pasi ra në ujërat e rrëmbyeshëm të Horseshoe Falls. Ngjarja ka ndodhur në fund të muajit qershor.
Sipas raportimeve, burri ndodhej pranë buzës së ujëvarës kur u mor nga rrymat e forta dhe ra nga një lartësi prej rreth 52 metrash.
Pamjet që po qarkullojnë në rrjetet sociale e tregojnë atë duke notuar dhe duke u përpjekur të qëndrojë në sipërfaqe mes rrymave të fuqishme të lumit, vetëm pak minuta pas rënies.
Ekipet e shpëtimit ndërhynë menjëherë, arritën ta lokalizonin në pjesën e poshtme të lumit, ta nxirrnin nga uji dhe ta transportonin me urgjencë në spital.
Sipas autoriteteve, ai ka pësuar plagë të rënda, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Pas incidentit, autoritetet rikujtuan rëndësinë e respektimit të masave të sigurisë dhe shmangies së hyrjes në zonat e ndaluara pranë Ujëvarave të Niagarës, duke paralajmëruar se rrymat e forta mund të jenë fatale edhe pas një momenti pakujdesie.

