"Vetëm kockat kanë mbetur", familjet turke kërkojnë eshtrat e të afërmve ndërsa shpresat shuhen

"Vetëm kockat kanë mbetur", familjet turke

Pas tërmeteve që goditën Turqinë javën e kaluar, motra e Erdem Avsaroglu, burri i saj dhe dy fëmijët e tyre u bllokuan në rrënojat e bllokut të tyre të apartamenteve të shembur në Antakya.

Megjithatë ata ishin gjallë dhe mund të komunikonin me shpëtimtarët.

Kjo ndryshoi një ditë e gjysmë më vonë, pasi një zjarr shpërtheu të martën mbrëma thellë brenda rrënojave, ndoshta nga një gjenerator.

Avsaroglu, një zjarrfikës profesionist,u  pa i zhgënjyer atë natë teksa zjarri shpërtheu për orë të tëra.

Pas zjarrit, nga rrënojat nuk u dëgjuan më zëra.

Nxehtësia ishte prezente në mbetjet e ndërtesës të dielën, pothuajse pesë ditë më vonë, ndërsa gërmuesit punonin për të shoshitur dhe pastruar me kujdes rrënojat. Avsaroglu nuk kishte më asnjë shpresë për mbijetesën e familjes së tij.

 “Kjo është dita e shtatë tani, të gjithë janë të lodhur, ne vetëm duam t'i gjejmë trupat. Por ne nuk mund të gjejmë asgjë, ndoshta të gjithë janë djegur”, tha ai.

Rreth 80 njerëz jetonin në bllokun e apartamenteve, 21 u shpëtuan para zjarrit dhe 12 trupa u gjetën, ndërsa 47 të tjerë janë ende të zhdukur.

Ankthit i është shtuar gjendja e trupave të gjetur.

"Disa familje mblodhën vetëm eshtra për shkak të zjarrit," tha Avsaroglu.

Mes shpëtimtarëve dhe anëtarëve të familjes, zemërimi ishte i dukshëm pasi u ngritën pyetjet se si u shemb ndërtesa 10-vjeçare, veçanërisht kur shumë ndërtime të vjetra përreth mbetën në këmbë.

Ekipet e shpëtimit po mblidhnin, siç thanë ata, dëshmi se supermarketi në katin përdhes kishte hequr kolonat mbështetëse.

Kishte zemërim edhe për mungesën e mbështetjes nga shteti.

Një tjetër shpëtimtar, Serhat Dede, arriti të nxjerrë anëtarët e familjes nga rrënojat, por ai kishte mundur të identifikonte babanë e tij vetëm nga dhëmbët.

“Ne nuk kemi pasur ndihmë për një javë nga qeveria. Nëse do të kishim [pajisjet e duhura] mund të kishim shpëtuar 40-50 njerëz,” tha Dede.

termeti ne turqi

EMISIONET