Bundestagu me 630 vende/ Reforma Zgjedhore shkakton debate në Gjermani, kufizohet numri i deputetëve
Bundestagu Gjerman miratoi kufizimin e numrit të deputetëve deri 630, cka konsiderohet historike pasi sipas ligjit aktual, numri I ligjvënësve shtohej në varësi të rezultatit të zgjedhjeve. Reforma u mbështet nga partitë në qeverisje, ndërsa kundërshtohet nga partia CSU e cila mund të rrezikojë praninë në Parlament!
Bundestagu gjerman miratoi një reformë të ligjit zgjedhor që kufizon në 630 numrin e deputetëve në një prej parlamenteve më të mëdha të botës!
Projekt ligji i Partisë Social-Demokrate, të Gjelbërve dhe Partisë së Lirë Demokratike mori shumicën e thjeshtë të kërkuar. 399 deputetë votuan pro reformës, 261 kundër dhe 23 ligjvënës abstenuan!
Për Partinë Social-Demokrate, ligji i ri zgjedhor ishte një sinjal i qartë se vetë politika nuk e përjashtonte veten nga ndryshimi.
Kështu, “njeriu dëshmon aftësinë e tij për reforma”, ishte mesazhi një zëdhënësi të SPD-së
Kryetari i grupit të CSU në Bundestag, në anën tjetër ishte kritik!
Ai e quajti reformën e ligjit zgjedhor një akt mosrespektimi për votuesit, opozitën dhe demokracinë.
Sipas tij, koalicioni tripartish në pushtet dëshiron të largojë partinë E Majta nga parlamenti dhe të sfidojë të drejtën e CSU-së për të ekzistuar.
Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i CSU-së Huber theksoi se: “Është absurde që dikush që fiton zonën e tij elektorale mund të mos lejohet përfundimisht të ulet në Bundestag”.
Zbatimi i reformës së ligjit zgjedhor mund të rrezikojë hyrjen e CSU në Bundestag në të ardhmen. Kjo parti, e cila kandidon vetëm në Bavari, është ende e lidhur me një prag prej 5 përqind në të gjithë Gjermaninë.
Ligji parashikon që Bundestagu ka 598 vende, por vit pas viti numri I anëtaërve është shtuar në mbi 700 për shkak të ligjit zgjedhor të komplikuar!
Projektligji synon të kufizojë përgjithmonë numrin e deputetëve në 630.
Për ta arritur këtë, duhet të hiqet dorë nga mandatet shtesë të mbipërfaqësimit dhe kompensimit.
Përveç kësaj, deputetët, partia e të cilëve nuk e ka kaluar kufirin e pesë për qindshit, nuk do të jenë më në Bundestag.
SPD, të Gjelbrit dhe FDP argumentojnë se ulja prek të gjitha partitë në mënyrë të barabartë. Prandaj reforma është e drejtë dhe kushtetuese. AfD u shpreh në parim është në përputhje me objektivat.