Franca në protesta kundër “pensioneve”/ Opozita kërkon rrëzimin e qeverisë “Macron”

Franca po perballet me revolta popullore, pas vedimit të presidentit Emanuel Macron, që kërkonë rritjen e moshës së daljes në pension nga 62 në 64 vjeç.

Franca në protesta kundër “pensioneve”/ Opozita

Protestuesit në Paris janë përleshur sërish me policinë teksa kanë kundërshtuar fuqishëm, reformën qeveritare për pensionet.

Po ashtu partitë opozitare në Francë kanë dorëzuar një mocion mosbesimi, në përpjekje për të hedhur poshtë qeverinë e Emmanuel Macron.

Mocioni duhet të miratohet nga më shumë se gjysma e Asamblesë dhe nëse do të ketë sukses, qeveria e Macron do të duhet të dorëhiqet. Hera e fundit që diçka e tillë ka ndodhur është në vitin 1962.

Ndërkohë, për miratimin e saj, presidenti shfrytëzoi një vakancë ligjore që i lejoi miratimin pa votën e parlamentit.

Marine Le Pen, liderja e deputetëve të Marshit Kombëtar në Parlament, e ka quajtur vendimin e Marconit “dështim total për Qeverinë”.

Të shtunën, mijëra protestues kanë hapur zjarr dhe kanë hedhur gjësende drejt policisë, e cila ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.

Protestat e orëve të para të 18 marsit, shënojnë ditën e dytë të marsheve të dhunshme. Policia ka arrestuar dhjetëra persona në trazirat që kanë ndodhur afër ndërtesës së Parlamentit.

Nga protestat janë prekur shumë shërbime publike, përfshirë transportin, si dhe shkollat. Në Paris, transporti u ndërpre, ndërsa 310 persona u arrestuan pas një nate të tërë në protestë.

EMISIONET